Zafir Berisha: Do të ankohemi në Gjykatën Supreme

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 26, 2021
Zafir Berisha: Do të ankohemi në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar pjesërisht ankesën e Nismës Socialdemokrate për moscertifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas vendimit, tek kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e 12 kandidatëve për deputetë.

E ndaj këtij vendimi, Nisma Socialdemokrate do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Kështu ka thënë për GazetaBlic anëtari i kryesisë së kësaj partie, Zafir Berisha.

“Presim edhe mendimin e Gjykatës Supreme ku do të ankohemi për vendimin e PZAP-së, varësisht nga vendimi i Gjykatës Supreme edhe do të veprojmë, duke respektuar organet dhe vendimet e tyre. Përfaqësuesit e Nismës kanë bërë shumë për shtet të lirë dhe ligjor”, është shprehur Berisha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika