LAJME

Xhudistja kosovare Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Portugali

Xhudistja kosovare Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Portugali
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2023, 20:27

Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Grand Prixin e Almadas së Portugalisë dhe 350 pikë olimpike Paris 2024.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugkoreanes, Jeongyn Lee.

Trajneri Driton Kuka ka komentuar suksesin.

“Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje”, ka thënë ai.

Paraprakisht, xhudistja kosovare ka mposhtur Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e Ekuadorit, teksa është mposhtur në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko. Para ndeshjes ku ka fituar medaljen Kuka ka mposhtur sllovenen, Patricija Brolih./RTKlive/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika