Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se ekipi kosovar do të marrë pjesë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Sipas njoftimit, Kosovën do ta përfaqësojnë tre xhudistë të rinj:
- Jon Kuka në kategorinë -55 kg,
- Roni Reshitaj në kategorinë -66 kg,
- Milot Gashi në kategorinë -66 kg.






