Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook ka hedhur si ide disa propozime të cilat mund të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të të infektuarve me Covid-19.
Postimi i plotë
Ekzistojnë disa mënyra për të pasur nën kontrollë këtë virus:
1. Testime masive nga vetë popullata nëpër shtëpitë e tyre (sikur ne Europë). Për realizimin e ketij projekti institucionet shëndetësore nëpermjet videove në rrjetet sociale dhe mediat elektronike të japin instruksione si realizohet ajo, me ç’rast duhet të rritet vetëdija dhe rastet pozitive të vetëizolohen.
Testet duhet të shiten nëpër barnatore me çmime shumë të ulta dhe rimbursimin e tyre ta bëjë shteti.
-Të vazhdohen testimet masive me Rapid teste në të gjitha QMF -të, në klinika dhe ordinanca private pa pagesë, barnatore ,qendra tregtare, shkolla (çdo mësimdhënës të jetë i trajnuar) etj.
2 .Të vazhdojë vaksinimi i popullatës në 20 Qendra të Mjekësisë Familjare( ka qenë plani ynë por nuk ka lejuar MSH) në qytet dhe fshatra si dhe aktivizimi i ekipeve mobile për vaksinim masiv të popullatës.
Të ndërrohet sistemi i komplikuar i termineve dhe njerëzit ta kenë më të qasshëm këtë sherbim.
3. Çdo mjek privat që përshkruan infuzione të realizoj atë në ordinancen e vetë dhe jo ta ngarkojë Shërbimin Parësor Shëndetësor.
4. Të gjitha Qendrat e Mjekësise Familjare të kenë shtretër për dhënien dhe mbikqyrjen e pacientëve gjatë marrjes së infuzioneve(rastet e lehta dhe të mesme me saturim oksigjeni normal).
5.Të veprojnë organet e ndëshkimit(inspektorati dhe policia) për mos zbatim të masave.
6. Të funksionojë boshti QKMF-IKSHP-Spital.