Përmes një postimi në faceboook, drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj njofton se procesi I vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeç është duke shkuar mbarë, dhe se ekipet mjekësore po menaxhojnë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ai njofton se nga 400 persona në ditë janë duke u vaksinuar, ndërsa sistemi i termineve ka krijuar situata të një rendi dhe qetësie maksimale. Ai ka falënderuar qytetarët për kulturën dhe sjelljen shembullore për t’iu nënshtruar procesit të vaksinimit.