LAJME

Xhevat Elezkurtaj kujton arrestimin dhe burgosjen e tij më 9 janar 1986

Xhevat Elezkurtaj kujton arrestimin dhe burgosjen e tij më 9 janar 1986
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2021, 12:45

Ky është rrëfimi i Dr Xhevat Elezkurtaj me rastin e arrestimit të tij në ngjarjen e 35 viteve më parë, raporton TV Prizreni.

Kalendari i jetës sime!

Nuk jam i prirur të shkruaj për veten time, por, nuk mund të harroj asnjëherë në jetën time datën 9 janar të vitit 1986 kur forca të shumta të policisë serbosllave, më arrestuan pas një bastisjeje 4 orëshe në shtëpinë time.

Pas një periudhe 4 mujore të hetimeve ç’njerëzore, dënohem me burg efektiv prej 3 vitesh të cilat i mbajë në burgun e Sarajevës dhe të Foçës në Republiken ish jugosllave të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në burgun famëkeq të Foçës, pata nderin të shoqërohem me shumë të burgosur politik nga Kosova si: Fadil Lepaja, Naim Maloku, Shefqet Jashari, Fadil Demiri, Rrahman Dini, Ibush Vishi,Rrahimin,Abdushin,Lutollini etj.

Por, nuk harrohet shoqërimi ynë me presidentin e ndjerë tashmë të shtetit të Bosnjë Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, atëbotë gjithashtu i burgosur politik, i cili kishte qëndrim ekselent ndaj të burgosurve shqiptarë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika