Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, kanë vizituar pikëkalimin kufitar Merdarë.
Ata kanë parë nga afër zbatimin e vendimit për targat e aumotmjeteve.
“Përveç tjerash kjo vizitë kishte të bëje edhe me njoftimin nga afër për gjendjen në pikë kalimin kufitar Merdarë, përfshirë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, thuhet në kumtesë.







