• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Xhelal Sveçla nuk shkon në gjykatë, shtyhet gjykimi

tvprizreni by tvprizreni
August 10, 2021
in LAJME
0
Këto janë kërkesat e Sveçlës pas sulmit ndaj atletëve kosovar në Veri
0
SHARES
59
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk ka marrë pjesë të martën në seancën fillestare ku ai bashkë me 12 të tjerë akuzohen se qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku ishin lënduar lehtë katër policë.

Në seancë prezentë ishin Egzon Azemi, Pajtim Havolli, Pajtim Dema dhe Arsim Maqastena, raporton “Betimi për Drejtësi”.

 

Gjykatësi Eroll Gashi ka konstatuar se ftesën për seancë nuk e ka pranuar personalisht Sveçla por shoferi i tij.

Ai ka thënë se ndaj Frashër Krasniqit do të lëshohet urdhëresë për ta sjellë me detyrim pasi e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.

Ndërkaq, për Dardan Molliqajn është thënë se fletëkthesa për dorëzim të ftesës nuk është kthyer ende.

Gjykata ka vendosur të lëshohet kërkesë për verifikim të adresave të të akuzuarve derisa seanca fillestare është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e ngritur në mars të vitit 2014, rezulton se të akuzuar për këtë vepër penale krahas ministri Sveçla janë edhe Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj.

Ata po akuzohen se në protestën e organizuar më 27 qershor 2013, kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera qelqi, shishe e mjete piroteknike kundrejt disa zyrtarëve policorë, ku si pasojë lëndime të lehta kanë pësuar katër policë dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare.

I akuzuari Bekim Shkodra po akuzohet edhe për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 mars 2014, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Xhelal Sveçla, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se më 27 qershor 2013 në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjatë protestës me qëllim të dëmtimit të personave zyrtarë-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kryer veprime të dhunshme huligane.

Gjithnjë sipas kësaj aktakuze, Sveçla dhe të akuzuarit e tjerë ngarkohen se gjatë kësaj proteste kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ku si pasojë e këtyre veprimeve lëndime të lehta trupore kanë pësuar policët-të dëmtuarit Rifat Geci, Halil Syla, Agim Xheli dhe Bashkim Hyseni.

Sipas prokurorisë, gjatë kësaj proteste janë shkaktuar edhe dëme materiale ku janë dëmtuar uniformat dhe pajisjet zyrtare të zyrtarëve policorë gjatë ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike e po ashtu i kanë dëmtuar dy vetura, pronë e Qeverisë së Kosovës dhe dy vetura pronë të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar kështu pasoja të rënda.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit se secili veç e veç ka kryer veprën penale “pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” nga neni 412 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo për të cilën dënimi parashihet me dënimi me gjobë prej dyqind (200) deri dhjetë mijë (10.000) Euro për huliganizëm me pasoja të vogla ose me burgim deri në pesë (5) vjet burgim për huliganizëm me pasoja të rënda.

Ndërsa dispozitivi i dytë i kësaj aktakuze, Bekim Shkodrën e ngarkon edhe për veprën penale të “sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga neni 410 paragrafi 2 të KPRK-së, vepër kjo për të cilën kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Download WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
Download Best WordPress Themes Free Download
Free Download WordPress Themes
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
download lava firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy free download
Previous Post

Nuk mbahet mbledhja e Komisionit për arsim në mungesë të kuorumit, dështon raportimi i anëtarëve të KShC-së

Next Post

Qeveria merr vendim që të hetohet importi i bllokave nga Serbia

Next Post
Qeveria bën plotësim ndryshimin e vendimit për propozimin e kryesuesit dhe anëtarëve të ZRRE-së

Qeveria merr vendim që të hetohet importi i bllokave nga Serbia

Të Fundit

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

June 2, 2023
Vendet që mund të vizitohen nga turistët në qytetin e bukur të Prizrenit

Ndeshja Ferizaj – Liria do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand

June 2, 2023
Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

June 2, 2023
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për vikend

June 2, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

June 2, 2023
Vendet që mund të vizitohen nga turistët në qytetin e bukur të Prizrenit

Ndeshja Ferizaj – Liria do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand

June 2, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.