LAJME

Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi vizitojnë Brezovicën, diskutojnë për planifikimin e projekteve

Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi vizitojnë Brezovicën, diskutojnë për planifikimin e projekteve
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2023, 14:35

Me ftesën e ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në mesditën e së premtes vizituan qendrën e skijimit në Brezovicë.

Sipas Rashiq, ky takim është një takim miqësor por edhe një mundësi për të planifikuar projekte për Brezovicën, ku synim i tanishëm sipas tij, mbetet parkingu si një ndër “sfidat më të mëdha” në Brezovicë.

Po ashtu Rashiq deklaroi se kjo gjendje është si pasojë e keqorganizimit dhe mungesës së punimeve nga ana e Komunës së Shtërpcës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika