Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente, disa deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.
Xhavit Ukaj, anëtar i këshillit të LDK-së, në RTV21 ka thënë se mendon që Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nuk do marrin pjesës në seancën për votimin e Presidentit.
“Mendimi im personal është se Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Avdullah Hoti nuk do jenë në sallë ditën e votimit”, ka thënë Ukaj./gazetablic/