- Reklama -

Xhavit Haliti: Asociacioni duhet të zbatohet, Kurtin mund ta rrëzojë vetëm partia e tij!

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet. Deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen nga Republika e Kosovës.

“Është nënshkruar një marrëveshjet të cilën e ka nënshkruar presidenti, kryeministri dhe ministri i jashtëm. Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen nuk diskutohet”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

- Reklama -

Ndërsa, i pyetur se a rrezikon që Qeveria Kurti të bie në rast të formimit të Asociacionin, Haliti e hodhi poshtë një strategji të tillë.

“Opozita s’mundet me rrëzu Kurtin, vçq nëse don vet partia e vet, pasi s’i kemi numrat”, u shpreh ai.

Ndryshe, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka dalë me një deklaratë pas përfundimit të takimit të sotëm lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasadori ka shkruar se vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka deklaruar Hovenier.

Në takimin që u mbajt në Ambasadën amerikane, morën pjesë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen. /Indeksonline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort