- Reklama -

Xhaka reagon për rastin e 11-vjeçares: Jam i tronditur

Futbollisti i Arsenalit Granit Xhaka, ka reaguar për rastin e vajzës 11-vjeçare nga Prishtina e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.

Xhaka shprehet i tronditur derisa tha se pret që organet e drejtësisë ta bëjnë detyrën e tyre.

- Reklama -

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirë. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Europë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çka është dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët”, shkroi Xhaka.

Ky rast ka shokuar të gjithë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Në kundërshtim të abuzimit me gratë dhe fëmijët gjatë së mërkurës u protestua në këto tri vende.

Pesë personat e dyshuar janë arrestuar nga policia derisa ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Lidhur me rastin u tha se dorëheqje nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka dhënë Samedin Mehmeti.

E po ashtu edhe Ali Gashi, nga pozita e drejtorit të Burgut për të Mitur.

Të dy thanë se këtë veprim e kanë bërë si akt moral.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort