Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vazhduar qëndrimin në klubin londinez duke nënshkruar kontratën e re.
Mediet ne Angli raportojnë se Xhaka ka nënshkruar kontratë deri më 2025 me ish kampionët anglez.
Xhaka ishte i lidhur me një transferim në AS Roma, pasi ishte kërkuar nga trajneri portugez Jose Mourinho por klubi italian nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje me drejtuesit e klubit anglez.





