SPORT

Xhaka me tre shqiptarë tjerë sonte luajnë kundër Serbisë, Zvicra kërkon fitore

Xhaka me tre shqiptarë tjerë sonte luajnë kundër Serbisë, Zvicra kërkon fitore
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2024, 16:48

Zvicra do të ndeshet sonte me Serbinë në një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Fitorja është “obligim” për Zvicrën nëse duan të mbesin pjesë e Ligës A në Ligën e Kombeve.

Aktualisht, “helvetikët” janë në pozitën e fundit me një pikë, teksa Serbia është e treta me katër sosh, pas fitores pikërisht ndaj Zvicrës në Leskovc muajin e kaluar.

Në këtë ndeshje do të jenë katër futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Andi Zeqiri, Ardon Jashari dhe Albian Hajdari.

Tri ditë më vonë, Zvicra udhëton për t’u ndeshur me Spanjën në duelin e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika