SPORT

Xhaka: Më pëlqen të shënoj ndaj Manchester Unitedit

Xhaka: Më pëlqen të shënoj ndaj Manchester Unitedit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2022, 17:52

Granit Xhaka ishte një ndër lojtarët më të dalluar, me një supergol të shënuar, në fitoren e Arsenalit të shtunën ndaj Manchester Unitedit me rezultatin 3:1.

Mesfushori shqiptar ka thënë se i pëlqen të shënojë gol ndaj “Djajve të Kuq”.

“Më pëlqen të shënoj kundër Unitedit. Nuk është goli imë i parë që shënoj ndaj tyre dhe jam shumë i lumtur për këtë”, deklaroi Xhaka për BT Sport.

Për Xhakën ky ishte goli i parë sezonal me londinezët, derisa ka shënuar tre gola ndaj Unitedit prej se është pjesë e Arsenalit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika