- Reklama -

WhatsApp vjen me një ndryshim për fshirjen e mesazheve

WhatsApp sapo ka bërë një ndryshim të vogël, por që zgjidh një problem që na ndodh të gjithëve.

Mesazhet e fshira mund të rikuperohen dhe gjithçka vetëm me një klikim.

- Reklama -

Risia lidhet me opsionin Delete for Everyone, i cili lejon fshirjen e një ose disa mesazheve nga dërguesi për të gjithë pjesëmarrësit në një bisedë. Por nëse ju dëshironi të përdorni këtë opsion dhe padashur në vend të tij shtypni Delete for Me, mesazhet do të fshihen vetëm për ju dhe vijojnë të mbeten në celularët e të tjerëve.

Tani, nëse kjo gjë ndodh, automatikisht del menjëherë një tabelë ku shkruhet Undo (Zhbëj), e cila ju lejon që më pas të zgjidhni qetësisht Delete for Everyone. “Tashmë mund ta zhbëni kur aksidentalisht fshini një mesazh që dëshironit ta kishit zhdukur për të gjithë”, u shpreh platforma.

Opsioni është tashmë i disponueshëm në përditësimin më të ri të WhatsApp.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çfarë është kodi “DF” që qytetarëve po u shfaqet në ekranin e kondicionerëve?

“Kodi ‘DF’ nuk është një kod defekti. Ky kod...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Makina e parë fluturuese e testuar me sukses: Mund të udhëtojë 322 kilometra në tokë dhe 177 në ajër

Alef Aeronautics planifikon të fillojë prodhimin e makinës Model...

Turqia prezanton raketën hipersonike TAYFUN Block-4

Turqia ka shënuar një hap të rëndësishëm në teknologjinë...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort