Analisti gjerman, Bodo Weber, vlerëson se situata e muajve të fundit në veri të Kosovës, është më e keqja që nga nisja e procesit të dialogut më 2011.
Anëtari i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit në Berlin, thekson se krejt kjo ka ndodhur në një kohë të negociatave për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është kriza më e thellë në dialogun politik që nga themelimi i tij në vitin 2011 dhe në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndoshta edhe që nga barrikadat serioze, dhuna dhe përleshjet mes protestuesve apo bandave të organizuara serbe, dhe KFOR-it në verën e vitit 2011”, ka thënë Weber në një intervistë për Review Democracy.





