LAJME

Washingtoni ia ndalon Sali Berishës dhe familjes së tij hyrjen në SHBA

Washingtoni ia ndalon Sali Berishës dhe familjes së tij hyrjen në SHBA
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2021, 15:09

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se ish-presidentit shqiptar, Sali Berisha, dhe familjes së tij të afërt, iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Blinken ka thënë se aktet e korruptuara të Berishës, minojnë demokracinë në Shqipërinë dhe se ai i sheh familjen Berisha si të papërshtatshëm për hyrjen në SHBA, shkruan Reporteri.net.

“Aktet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkimiKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”, shkruan Blinken.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika