Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në Washington.
Ai në Twitter ka theksuar se u takua me zëvendëskëshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Jon Finer, dhe drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat.





