- Reklama -

Walker: Vuçiqi do të shkojë në varr duke mohuar Reçakun

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se nuk beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta pranojë ndonjëherë masakrën e Reçakut.

Walker madje ka thënë se Vuçiq, që ishte pjesë e atëhershme e Qeverisë së Sllobodan Millosheviqit, ka përgjegjësi për atë që ndodhi. Walker thotë se dyshon që me Vuçiqin në krye do të ketë një sqarim i të vërtetë se çfarë bën në Reçak.

- Reklama -

“Shikoni, Donald Trump do të shkojë në varrin e tij duke mohuar e zgjedhjet të cilat ai humbi ishin fer, të lira, të hapura, dhe legjitime. Jam i sigurt se z. Vuciq do të shkojë në varrin e tij duke mohuar Reçakun në mënyrën se si unë e kam përshkruar. Dhe atë çfarë forenzika, ekspertët e vërtetë të Forenzikës kanë thënë se ka ndodhur. 45 burra dhe djem, janë marrë nga fshati nën kërcënim të armëve dhe janë masakruar. Ky është krim lufte në vetvete. Në mënyrë të pamohueshme. Nuk e di për popullin serb se çfarë beson por Qeveria në Beograd nëse vazhdon të jetë nën z.Vuçiq, që ishte përgjegjës si pjesë e Qeverisë së Millosheviqit, përgjegjës për atë çfarë ndodhi në Reçak, dyshoj se ndonjëherë do të ketë një sqarim të vërtetë se pse e bënë atë çfarë bënë në Reçak”, tha Walker në “Interaktiv” të KTV-së.

Walker është pyetur nëse pret drejtësi. Ai thotë se nuk do të ndodhë kjo përderisa Qeveria në Serbi e mohon masakrën.

“A do të ketë drejtësi ndonjëherë për atë çfarë ndodhi në Reçak? Jo, përderisa Qeveria në Beograd vazhdon ta mohojë masakrën. Më vjen keq, por unë besoj në drejtësi, në përgjegjësi, por s’jam i sigurt nëse do të shohim për atë çfarë ka ndodhur në masakrën e Reçakut apo në ndonjërën dhjetëra e qindra fshatra që janë shkatërruar këtu nga policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Walker.

Walker ka treguar se kur kishte ardhur në Kosovë në vitin 1999, kishte sjellë gruan e tij për t’i treguar se në çfarë ishte përfshirë. Ai ka thënë se atëherë u kishte premtuar banorëve në Reçak se do të shkruante një libër.

“Kur jam kthyer në Reçak për herë të parë në vitin 1999, në nëntor e solla gruan time për t’i treguar se në çfarë isha i përfshirë. Në atë moment u pata premtuar fshatarëve të Reçakut se do të shkruaj një libër për këtë. Do të titullohet “REÇAKU”, dhe 24 vjet më vone ende po u tregoj atyre se do të shkruaj një libër për atë çfarë ka ndodhur këtu.. Është e rëndësishme për atë se çfarë e thatë ju se të rinjtë e Kosovës që janë 50 për qind nën 30 vjeç, e dini, të kenë një version, versionin tim se çfarë ka ndodhur atëherë në Reçak. Pse Reçaku u bë ajo çfarë e simbolizon sot. Në Shtetet e Bashkuara ne flasim se çfarë ka ndodhur në vitin 1776 dhe njerëzit shkruajnë libra për ato ngjarje. Çfarë ndodhi si rezultat i masakrës së Reçakut, mendoj se ishte përbërës i rëndësishëm që prodhoi një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Siç po thoni, ka shumë njerëz të rinj këtu, dhe jo vetëm në Kosovë, por gjithandej botës të cilëve mezi iu kujtohet lufta e Kosovës e aq më pak se çfarë ka ndodhur këtu. Dhe mendoj se libri mund të nxisë disa njerëz ta kuptojnë edhe se çfarë po ndodh sot dhe ndoshta t’i rishqyrtojnë mendimet për Kosovën”, ka thënë Walker.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort