LAJME

VV shpërndan një video: Kurti u mirëprit dje nëpër shtëpitë dhe odat e Skenderajt

VV shpërndan një video: Kurti u mirëprit dje nëpër shtëpitë dhe odat e Skenderajt
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shkurt 2021, 14:55

Dje Albin Kurti bashkë me kandidatë për deputetë kishin takime në Skënderaj por që ato nuk shkuan edhe mirë, pasi që u përcollën me fyerje e gjuatje me gurë dhe vezë në drejtim të tyre.

Por, tani Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar përmbledhjen e takimeve në Skënderaj teksa thonë se atje patën bashkëbisedime të përzemërta.

“Bashkëbisedime të përzemërta për qeverisjen e shumicës që po vjen, nëpër shtëpitë e odat e Skenderajit ku u mirëprit dje kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputet, Shqipe Selimi Mehmetin, Hysni Mehanin, Enver Dugolloin, Rreze Dulin dhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin. Ata gjithashtu vizituan edhe fermer ku folën për të ardhmen e bujqësisë në vend, për nevojën e mbështetjes së prodhimit vendor“, thuhet në njoftimin e tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika