LAJME

VV në Shqipëri: Nuk gjuajtëm gaz lotsjellës

VV në Shqipëri: Nuk gjuajtëm gaz lotsjellës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2021, 12:10

Lëvizja Vetëvendosje dega në Shqipëri ka reaguar pas raportimeve se aktivistë nga kjo qendër kanë hedhur gaz lotjsellës gjatë përformacës së këngatrit serb në Korçë, Goran Bregoviç. 

Ata përmes një reagimi publik janë distancuar nga kjo ngjarje duke thënë se qëndrimi i LVV në Shqipëri tashmë dihet sa i përket organizimit të ngjarjes në Korçë.

Njoftimi i plotë:

Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika