Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash ka nënshkruar sot marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në rrjete sociale të faqes zyrtare të degës së LDK-së në këtë komunë.
“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr. Na priftë e mbara!”, thuhet në postim.





