LAJME

VV: Krimi dhe korrupsioni po luftohen si asnjëherë më parë

VV: Krimi dhe korrupsioni po luftohen si asnjëherë më parë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2022, 15:57

Lëvizja Vetëvendosje i ka listuar gjashtë aksionet e suksesshme që ka ndërmarrë Qeveria gjatë kësaj jave në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga LVV-ja kanë përmendur aksionin “Pika”, ku u arrestuan 48 zyrtarë policorë e dy doganierë të dyshuar për korrupsion e ryshfet.

Si aksion të suksesshëm përmendën gjetjen dhe konfiskimin e 36 mijë kg mish me afat të skaduar në Pejë.

Po ashtu, kjo parti ka përmendur edhe aksionet e tjera si: Mbylljen e 13 qendrave të masazhit, mbylljen e komunës paralele të Shtërpcës, aksionin “Brezovica” si dhe aksionin kundër shmangieve tatimore në pompat e derivateve.

“Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtet-ndërtimin dhe demokracinë në vend”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika