LAJME

VV-ja pritet ta pezullojë anëtarin e saj të arrestuar

VV-ja pritet ta pezullojë anëtarin e saj të arrestuar
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2022, 17:34

Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes, pritet ta pezullojë anëtarësinë asamblistit të Komunës së Suharekës në parti, Liridon Fondaj, deri në një vendim të gjykatës, ka bërë të ditur Zyra për media e partisë në pushtet, të enjten.

Fondaj u arrestua të mërkurën me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi. Bashkë me të u arrestuan edhe 10 të tjerë nga komuna të ndryshme.

Muajve të fundit, janë zhvilluar disa aksione të policisë e prokurorisë me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika