- Reklama -

VV-ja pas vendimit të Speciales: Deputetët dhe qeveritarët që e votuan, të kërkojnë falje

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale e cila rrëzoi mocionin e përbashkët të mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Në një postim në Facebook, kjo parti ka thënë se Gjykata Speciale po prodhon padrejtësi.

- Reklama -

Ka shtuar se qeveritarët dhe deputetët që e miratuan e i votuan ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan këtë gjykatë në vitin 2015 bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Vetëvendosje ka shkruar se vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes nga Gjykata Speciale është dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë, ku vija ndarëse midis çlirimit dhe agresionit zbehet qëllimshëm, ndërsa përpjekja e një populli për liri vihet nën dyshim me mjete juridike.

Sipas VV-së, ky model i drejtësisë selektive nuk bën drejtësi universale, por prodhon një narrativë të rreme, që e zhvendos fajësinë nga pushtuesi te i çliruari.

“Gjykata Speciale, e themeluar përtej çdo praktike të zakonshme ndërkombëtare, ka vepruar si instrument i imponuar mbi sovranitetin e Kosovës. Në vend që t’i shërbejë të drejtës, ajo i ka shërbyer paragjykimit. Madje duke hetuar dhe gjykuar padrejtësisht vetëm një palë, ajo ka përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe që është burimi real i gjenocidit dhe krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit të kryera në Kosovë”, thuhet tutje në reagim.

Sipas VV-së, më 29 prill dhe 15 maj 2023 Enver Dugolli si i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës i është drejtuar Prokurorit të Prokurorisë Speciale në Hagë me kërkesën për nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Ndonëse Prokurori ka kthyer përgjigje se kërkesa do të shqyrtohet, VV-ja thotë se ende sot nuk ka asnjë veprim të njoftuar në këtë drejtim.

Ka shtuar se sot është sërish moment reflektimi.

“Ata qeveritarë e deputetë që e miratuan e votuan e ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan këtë gjykatë në vitin 2015 bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ata duhet sot të kërkojnë falje, jo si akt formal, por si shenjë vetëdijeje për dëmin e madh institucional dhe moral që kjo gjykatë i ka shkaktuar vendit, kujtesës sonë kolektive dhe të ardhmes tonë. Ky do të ishte hapi i parë me të cilin duhet nisur një përbashkim për t’u mbrojtur jo vetëm juridikisht por edhe shoqërisht nga rreziku i shtrembërimit të thelbit të luftës sonë”, ka shtuar tutje VV-ja.

Lëvizja ka thënë se ka qenë dhe mbetet e qartë se e mbrojnë luftën çlirimtare si themel të shtetit dhe e kundërshtojnë çdo përpjekje për ta relativizuar të drejtën historike për çlirim. “Drejtësia nuk mund të jetë mjet për të rishkruar historinë, as për ta heshtur të vërtetën”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort