Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrahë së paku marrëveshjet ndërkombëtare. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar përkrahje, por kërkojnë që projektligjet të mos jenë anti-Kushtetuese. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, nënvizon se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend, raporton Ekonomia Online.