LAJME

VV-ja cakton Kurtin si kandidat për kryeministër

VV-ja cakton Kurtin si kandidat për kryeministër
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Dhjetor 2024, 16:49

Albin Kurti është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo u votua të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të partisë në pushtet me shumicë votash.

Paraprakisht foli nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që deklaroi se qeverisja aktuale është më e mira prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti nuk është udhëheqës i privilegjeve, por i sakrificave.

“Mund ta themi së bashku dhe më zë të lartë se kjo ishte qeverisja më e mirë për qytetarët dhe shtetin tonë qysh nga pavarësia. Le ta mendojmë edhe një herë në qetësi e larg dezinformatave, që për sovranitetin e Kosovës, ushtrinë tonë, buxhetin tonë, policinë tonë, sigurinë tonë dhe për të gjithë sektorët vitalë të jetës sonë publike, janë të gjitha më mirë e shumë më mirë të organizuar sesa në vitin 2020 e më parë”, ka thënë Konjufca./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika