LAJME

VV ia kthen letrën Konjufcës për emrin e kryeministrit

VV ia kthen letrën Konjufcës për emrin e kryeministrit
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Mars 2021, 16:12

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën për emrin e kryeministrit, U.D Presidentit, Glauk Konjufcës, shkruan Indeksonline.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Po i është kthyer letra u.d të Presidentit“, tha shkurt Manxhuka.

Albin Kurti është i propozuari i Vetëvendosjes për këtë pozitë.

Seanca për formimin e Qeverisë pritet të mbahet sot në orën 17:00.

Kujtojmë që gjatë ditës U.D. i presidentit të Kosovës, Glauk Konjuca, duke u mbështetur në nenet 84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozojë mandatarin për kryeministër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika