“Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun”.
Lëvizja Vetëvendosje i ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje.
Ky subjekt politik ka thënë se dëshira më e madhe tash është që të dëshmojnë me punë dhe nder që ta sjellin ndryshimin që qytetarët e presin.
“Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të VV-së në Facebook.
Ju na keni mbështetur, jo për interesa personale, por për parimet politike dhe qëndrueshmërinë. Mbështetja juaj për Lëvizjen, nuk ka pasur ndonjë precedent në historinë e Kosovës, për asnjë subjekt tjetër.
Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun. Dëshira jonë më e madhe tash është që të dëshmojnë me punë dhe nder që ta sjellim ndryshimin që ju prisni, dhe ta meritojmë mbështetjen tuaj.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje. Falënderojmë gjithë mbështetësit e Lëvizjes, që na e sollën këtë moment historik. I falemi nderit prej mërgatës që ka votuar me postë dhe masivisht ka ardhur në Kosovë. Dhe sigurisht, e pamundur është të mos e shprehim vlerësimin për punën e madhe e të palodhur të gjithë aktivistëve dhe vullnetarëve. Në veçanti falënderojmë vëzhguesit e komisionarët e ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit e votave të mërgatës, si dhe vëzhguesit e Qendrës së Numërimit që nisin punën nga sot.
Jemi të prekur thellësisht nga bujaria e pamatë e familjeve anekënd Kosovës që na hapët dyert e zemrën muajin e shkuar, duke na pritur. Ju jemi mirënjohës përjetë. Në çdo shtëpi që ishim u pritëm ngrohtë dhe nuk pati nevojë të thërrasim për më shumë mobilizim se atë punë tashmë e kishte kryer gjyshi a gjyshja deri te nipi e mbesa.
Bashkë do ta bëjmë më të mirën për vendin, shoqërinë dhe ekonominë tonë.