- Reklama -

Vuqiç për marrëveshjen finale: S’ma ka përmendur kush vitin 2024, bëhet fjalë për javë

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të tij për gazetarin Tim Sebastian në emisionin Zona e Konfliktit, deklaroi se zgjidhja për një marrëveshje finale parashihet të bëhet rreth vitit 2024, Aleksandër Vuçiç në Serbi ka pasur krejt tjetër përgjigje.

Gazetari i N1, kanalit partner të CNN për Ballkanin, e ka pyetur presidentin serb se “a jeni edhe ju dakord me afatin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare deri në vitin 2024?”.

- Reklama -

Por, Vuçiç u habit me pyetjen.

“Nuk ma kanë thënë mua 2024”, pohoi presidenti serb, për të lëshuar më pas një njoftim të papritur.

“Mua më kanë përmendur diçka shumë më pak, nuk është punë muajsh, por punë javësh”, tha ai, derisa fliste bashkë me shefin e BIA-s, Bratislav Gashiç.

I pyetur më pas se çfarë pret nga takimi me emisarin special për Dialogun, Miroslav Lajçak, Vuçiç pohoi se “asgjë”, për të shtuar “përveç se bisedime të vështira”.

Ai nuk ka shpjeguar me tej në këtë drejtim, meqë ka thënë se konferencën po e mban për ditën shtetërore të shërbimit të inteligjencës serbe.

Vuçiç ka vazhduar me ankesa se si po i bëhet Serbisë presion nga shumë anë dhe kanë mbetur “në një rreth vicioz”.

“Kur kemi mysafirë nga Rusia, zbulojmë se ata nga shërbimet perëndimore i ndjekin nga afër. Kur kemi mysafirë nga perëndimi, atëherë të tjerët ndjekin gjurmët e tyre. Dhe të gjitha këto i thashë sepse jam shumë i shqetësuar. Jemi futur në një rreth vicioz nga i cili duket se nuk ka rrugëdalje”, deklaroi Vuçiç

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

E rëndë: 24 vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armën që po e provonte për ta blerë

Sot, më datë 11.05.2025, rreth orës 18:20, në Stacionin...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort