Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin i ka quajtur shqiptarët sërish me termin “shiptar”.
Vulin këtë e ka bërë në një intervistë për një medium serb, derisa ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “Vuçiq është Putini i vogël”.
“Aleksandar Vuçiq nuk është një Putin i vogël, ashtu siç serbët nuk janë rusë të vegjël. Vuçiq është një serb i madh dhe ai duhet të jetë një serb i madh. Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe kjo mund ta shqetësojë Kurtin e vogël, sepse ai nuk është president i të gjithë ‘shiptarëve’ në Kosovë, dhe Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe më vjen mirë që kjo e lëndon Kurtin”, ka thënë ai për një medium serb, ndërsa intervista është publikuar edhe në faqen zyrtare të MB të Serbisë.





