Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara.
Vela shkroi në Twitter se Vulini është “piun rus”.
“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një piun rus i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, shkroi Vela.





