Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ka thënë se “ata që penguin” shkuarjen e kryediplomatit rus në Beograd, Sergei Lavrov “nuk duan paqe dhe ëndërrojnë të mundin Rusinë”
“Ndjej keqardhje të thellë për pengimin e vizitës së një miku të madh dhe të dëshmuar të Serbisë, Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov. Një botë në të cilën diplomatët nuk mund të kërkojnë paqe është një botë në të cilën nuk ka paqe. Ata që penguan ardhjen e Sergei Lavrov nuk duan paqe, ata ëndërrojnë të mundin Rusinë”.





