Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizatën ushtarake të NATO-s do të përbënte kërcënim për Serbinë me konflikt të armatosur.
Vulin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte kërcënim me konflikt të armatosur për Serbinë

“Asgjë tjetër”, ka shtuar ai, duke bërë komente mbi miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës ku i është bërë thirrje të qeverisë që të nisë punën për anëtarësim.
“Vendosja e Kosovës nën patronazhin e aleancës ushtarake do të thoshte anulim të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shfuqizim i Marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja por edhe obligimi i të gjitha shteteve të NATO-s që të jenë të detyruara për mbrojtje në përputhje me nenin për mbrojtje të Kartës së Integritetit Territorial të Anëtarit të sapo pranuar”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

