- Reklama -

Vuçiqit e Kurtit u është thënë se pa normalizim s’ka para nga BE-ja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë me dije lidershipit të Serbisë dhe Kosovës, se Komisioni synon ta kushtëzojë ndihmën 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor me përparimin në negociatat për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ka thënë një burim i lartë i KE-së.

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u është bërë e qartë se çfarë po përgatitet dhe çfarë pritet prej tyre, ka thënë burimi.

- Reklama -

“U shpjegua se çfarë lloj reforma priten, që të mos ndodhë më vonë e të na thoni nuk e kemi ditur këtë kusht. Prandaj, kërkojnë që të normalizohen marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, në bazë të marrëveshjeve të arritura. Nëse nuk ka përparim, nuk do të ketë parë”, ka thënë zyrtari i KE-së.

Ai shtoi gjithashtu se nëse përcaktohet se njëra palë po bllokon përparimin, e tjetra jo, atëherë ajo palë që nuk bllokon do të marrë para nga pakoja ndihmëse e BE-së në vlerë prej 6 miliardë euro.

Komisioni Evropian të mërkurën publikoi raportin për Kosovën e Serbinë, ku është kërkuar nga palët konstruktivitet në dialog.

Von der Leyen në një konferencë në Bruksel të mërkurën ka thënë se është e rëndësishme që Kosova ta ketë një qëllim të qartë për anëtarësimin në BE, por edhe BE-ja duhet të jetë e qartë se çfarë pret nga Kosova, e kjo është zbatimi i drafstatutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort