LAJME

Vuçiqi raporton në Qeveri për sfidat me të cilat përballen me Kosovën

Vuçiqi raporton në Qeveri për sfidat me të cilat përballen me Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2023, 17:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka raportuar para Qeverisë në Beograd për negociatat me pesëshen perëndimore.

Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë thuhet se ata folën për sfidat dhe “vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia me Kosovën”.

Më tej në komunikatën e Qeverisë serbe thuhet se është rënë dakord që presidenti, Qeveria e Serbisë dhe të gjitha organet ekzekutive të punojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të unifikuar”.

“Presidenti Vuçiq kërkoi nga anëtarët e qeverisë përkushtim të plotë, zell dhe punë më intensive dhe më të fuqishme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika