LAJME

Vuçiqi në takim me senatorët amerikanë: Asociacioni është prioritet

Vuçiqi në takim me senatorët amerikanë: Asociacioni është prioritet
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2023, 13:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters të enjten. Siç ka bërë të ditur Presidenca e Serbisë, Vuçiqi në takim ka folur për Asociacionin.

“Një pjesë e bisedimeve iu përkushtua dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe presidenti Vuçiq ceku se tash prioritet është formimi i AKS-së. Presidenti veçanërisht ka vënë në theks se Beogradi ka treguar seriozitet dhe përgjegjësi nga fillimi në procesin e dialogut, përkundër provokimeve të vazhdueshme dhe të njëanshme nga Prishtina, që pengon gjetjen e një zgjedhje të qëndrueshme”, është thënë nga Presidenca e Serbisë.

Senatorët amerikanë nisën në Kosovë vizitën në Ballkanin Perëndimor, ku u takuan me krerët e shtetit. Vizitën më pas e vazhduan në Shqipëri. Të enjten ata gjenden në Serbi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika