Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po zhvillon një bisedë me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë drejtori i Zyrës së ashtuquajtur e Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq.
Sipas tij, Vuçiqi e ka paralajmëruar Lajçakun për të gjitha pasojat e sjelljes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Për incidente dhe provokime që mund të kthehen në krizën më të madhe. Dhe se me veprimet e tyre duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova dhe të provokojnë luftë”, tha Petkoviq, raportoi Danas.





