Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, sot njoftoi se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar për një takim “urgjent” në Bruksel para datës 21 nëntor, kur edhe përfundon afati i qortimeve ndaj qytetarëve serbë që ngasin vetura me targa KM.
Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar për Klankosova.tv nëse është pranuar ftesa e BE-së, duke thënë thjesht se “do ju informojmë më vonë”.
Ndërkaq, mediat në Serbi kanë thënë se Vuçiqi e ka pranuar ftesën e BE-së, dhe se do të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën ose të hënën e 21 nëntorit, në ditën kur nis gjobitja e shoferëve me targa ilegale KM.





