Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se ai mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Po, me entuziazëm e mbështes dhe nuk do t’i shpjegoj arsyet”, tha Vuçiç mbrëmë në ‘TV Happy’, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai mbështet liberalizimin e vizave, transmeton FrontOnline.
Ai shtoi se “njëri prej tyre” një herë i tha atij se ai e dinte pse Serbia ishte në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe se ai u përgjigj se ishte për shkak se ne ishim për “integrimin evropian” të tyre./FrontOnline/