- Reklama -

Vuçiq u drejtohet serbëve: Shqiptarët po japin deklarata të papërgjegjshme për “Shqipërinë e Madhe” por Serbia është e fortë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ishte i bindur që vazhdimi i dialogut me Kosovën do të ndodhte një ditë, përkundër deklaratave të ndryshme të cilat ai i ka quajtur të papërgjegjshme, të tilla si “krijimi i një ‘Shqipërie të Madhe’” nga politikanët shqiptarë.Ai tha se Serbia është e vogël në Evropë dhe botë dhe se duhet të kujdeset për deklaratat e saj dhe të lëviz në mënyrë që të mbetet “çelësi i stabilitetit” në Ballkan, raporton Tanjug.
“Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më shumë. Ata të gjithë kanë të drejtën e deklaratave të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtën e sjelljes së papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë nga Sarajeva deri në Prishtinë dhe disa të tjerë, të cilët as nuk do t’i përmend. Ne nuk kemi të drejtë”, tha Vuçiq për RTS.

Ai tha se Serbia duhet të ruajë paqen dhe se do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar.“Lërini të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur, në mënyrë që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”, tha Vuçiq.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort