Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Vuçiq ka thënë se dialogu mbetet si rruga e vetme e qëndrueshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
“Kam përsëritur se angazhimi i fortë dhe i vazhdueshëm i BE-së është thelbësor për të parandaluar aktivitete të tilla dhe për të siguruar që asnjë veprim të mos ketë për qëllim pengimin e dialogut, por, përkundrazi, krijimin e kushteve për zhvillimin e tij të qetë dhe konstruktiv”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale.





