Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti atletë dhe anëtarë të ekipit olimpik të Serbisë të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio, dhe u tha xhudisteve dhe lojtareve të taekwondo që të garojnë lirshëm kundër sportisteve nga Kosova.
Vuçiq sportisteve serbe: Mos ngurroni të garoni kundër ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike

“Milica dhe Marica, meqenëse në garë do të keni konkurrentë nga e ashtuquajtur Kosova, mos u shqetësoni për asgjë. Ju merreni me sport. Fitoni ose humbni, mos u shqetësoni, ne do të jemi me ju. Thjesht bëni punën tuaj dhe asgjë tjetër. Ne nuk do t’ju detyrojmë të bëni veprime politike ose ndonjë gjë tjetër, por do t’ju mbështesim dhe t’ju duam dhe nuk do ju kërkojmë asgjë. As mos u largoni nga podiumi dhe as nga pjesëmarrja, ne politikanët do të merremi me ato çështje” tha Vuçiq, shkruan rs.n1info.com.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për ta avancuar agjendën evropiane

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Nisen për Kosovë trupat e viktimave që vdiqën në vendin e punës në Vjenë

