Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të ishte më e mirë për Serbinë, por se ai do ta uronte Joe Biden për fitoren e tij.
“Kam dëgjuar kritika të ndryshme. Unë jam duke u sulmuar për lavdërimin e Trump. Kurrë nuk kam thënë ndonjë fjalë të keqe për Biden, edhe pse e njoh atë më mirë se Trump. Unë e kam parë atë katër ose pesë herë. Kam thënë dhe mendoj se është më mirë për Serbinë që Trump të fitojë. Por nuk do të flas keq për Biden. Unë do të përpiqem të kem bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, tha Vuçiq në Zemun.





