Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia varet shumë nga Bashkimi Evropian dhe se nuk mund të ecë përpara pa të.
Vuçiq: Serbia varet shumë nga BE-ja dhe s’mund të ecë përpara pa të

“Thjesht dua që njerëzit të dinë se Serbia varet shumë nga BE-ja dhe se pa BE-në është vështirë ose e pamundur për Serbinë që të ecë përpara dhe se ata që i shërbejnë asaj me mundësi për të gjetur rrugë alternative të mëdha dhe shpëtimtare nuk po thonë të vërtetën dhe nuk janë të drejtë me qytetarët e tyre”, tha Vuçiq.
Ai gjithashtu tha se edhe pse di t’i përgjigjet ndonjëherë ashpër asaj që vjen nga BE-ja në emër të qytetarëve të Serbisë, ai gjithmonë duhet ta dijë shumë mirë se çfarë e shtyn Serbia përpara dhe e ushqen vendin, sjell punë për të rinjtë dhe çfarë parashikon e ardhmja për ta.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

