Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis, në zgjidhjen e çështjeve rajonale, përfshirë dialogun me Kosovën.
Këto deklarata Aleksandar Vuçiq i dha pas një bisede që pati me shefen e zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Marie Yamashit.
Sipas mediave serbe, mes tjerash Vuçiq ka pohuar se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.






