- Reklama -

Vuçiq reagon pas blerjes së dronëve nga Kosova: Turqia po ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Kosova ka blerë mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” nga një kompani turke.

Portali i presidentit serb e ka cituar atë të ketë thënë se në këtë formë Turqia po ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane.

- Reklama -

“Jam i tmerruar nga sjellja dhe shkelja brutale e Turqisë e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin”- citohet të ketë deklaruar Vuçiq.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar dronët luftarakë kamikazë “Skydagger” të blerë nga një kompani turke.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se kontrata për blerjen e mijëra dronëve të këtij lloji ishte nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka qenë e parashikuar që dronët të arrinin në Kosovë në janar të vitit 2026, por kanë arritur tre muaj më herët.

“Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarakë të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut” – ka shkruar Kurti, më 08.10.2025.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort