Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë komente të forta mbi qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Vuçiq pretendon se Kurti ka një preferencë të qartë për NATO-n dhe një indiferentizëm ndaj OKB-së.
“Kurti nuk dukej të kishte ndonjë interesim për OKB-në; ai ishte tërësisht i fokusuar në NATO, duke përsëritur vazhdimisht rëndësinë e saj dhe duke anashkaluar çdo temë tjetër”.
“Duket se ka një strategji për të përkëdhelur SHBA-të, ndërsa në të njëjtën kohë tenton t’i bëjë ato të bien në grackën e tij të ri-mashtimit”,theksoi Vuçiq.
Vuçiq shprehu bindjen e tij se përpjekjet e Kurtit për të shmangur OKB-në, një organizatë që ai pretendon se Kurti e urren, nuk do të lejohen të kalojnë pa u vërejtur nga SHBA-të.
“Mendoj se Amerikanët nuk do ta lejojnë këtë lojë të vjetër të përsëritet dhe do të mbajnë presionin e tyre legjitim mbi të për të parandaluar përkeqësimin e situatës në terren,” vazhdoi ai.
Vuçiq foli edhe në lidhje me përkrahjen e mundshme ndërkombëtare të Kurtit.
“Nuk kam diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar rreth kësaj çështjeje, sepse kam ndjesinë se ata do ta përkrahnin Qeverinë Kurti nëse do të angazhoheshin”, u shpreh presidenti serb për ThePavlovictoday./Telegrafi/