LAJME

Vuçiq: Pres shumë presione e kërcënime për Kosovën

Vuçiq: Pres shumë presione e kërcënime për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Gusht 2023, 12:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret shumë presione dhe kërcënime rreth Kosovës.

“Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën nga ata që janë pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”.

Kreu i shtetit serb mes tjerash ka folur edhe për zhvillimet në Mal të Zi, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të këtij shteti dhe se do të presin formimin e qeverisë malazeze.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika